Merkato: Tashmë e kryer, Eriksen drejt Interit

Tashmë çdo gjë e sigurt, Christian Eriksen pritet që së shpejti të zyrtarizohet si lojtari më i ri tek skuadra e Inter-it.

Akordi është arritur mes palëve që Eriksen të transferohet në Serie A nën urdhrat e Antonio Contes. Tottenham do të përfitojë 20 mln € nga shitja e lojtarit.

Eriksen do të zbarkojë në Itali në javën e ardhshme për të firmosur kontratën e tij me Inter-in dhe të bashkohet me grupin për të arritur objektivat e këtij sezoni. /apel.media