Merkato: Eriksen “i etur” për t’u bashkuar në Serie A tek Inter

Christian Eriksen ka patur një takim me bordin drejtues të Tottenham. Ai i ka kërkuar klubit që të largohet menjëherë për arsye se dëshiron t’i bashkohet Inter-it.

Kontrata e lojtarit është pothuajse gati dhe lojtari pritet të përfitojë 8 mln € në sezon. Thuhet se drejtuesit e Inter-it do të përmirsojnë ofertën e tyre tek Tottenham për të arritur një marrëveshje.

“Ne jemi duke pritur, vazhdojmë të kemi besim.” Kështu deklaroi Giuseppe Marotta, drejtori ekzekutiv i Inter-it. /apel.media