Mentor Kikia/ Çfarë kërkimi shkencor mund të bëjmë në Shqipëri?

Nevojat shkencore në fruti kulturë e jo vetëm të cilat do të impononin bujkut, rendiment më të lartë në bujqësi, mund të merren seriozisht nga qarqet kërkimore shkencore, teksa koha ka evidentuar problematikat se në fruti-kulturë dhe bujqësi, rendimenti vendit ka prekur fundin. Kjo për një sërë arsyesh që nuk varen vetëm nga fermeri apo bujku por edhe nga ekspertiza shkencore në fushat e kulturave mbjellëse. Këtë shqetësim ngre edhe analisti e gazetari Mentor Kikia i cili përmes një shkrimi e vë theksin tek kërkimi shkencor dhe reformimit tij.

Kikia thotë se të tillë shkencë ne mund ta bëjmë edhe në hidroteknikë, edhe në mjedis, edhe për cilësinë e të ushqyerit dhe shumë fusha të tjera. Në fund të fundit, këto i kemi bërë dikur. Nëse ky mendim do të gjente shtrirje dhe vullnet nga qarqet kërkimore shkencore, Shqipërisë që nuk i mungojnë kushtet klimaterike do të ishte një nga eksportuesit e mëdhenj në Ballkanin Perëndimor.

Statusi plotë:

Çfarë kërkimi shkencor mund të bëjmë në Shqipëri?

Gjatë një diskutimi mes kolegësh, duke folur për cilësinë e arsimit, u hap debati për nevojën për rifillimin e kërkimit shkencor.

-Po çfarë shkence do të bëjmë ne mor aman, çfarë do të shpikim ne – tha dikush.

Vërtet, ne nuk do të shpikim robotikë, as ndonjë sivëlla të Iphone.

Por ne mund të bëjmë shkencë për nevojat tona

-P.sh?

-Po ja p.sh: Një kushuri imi në fshat mbolli ullinj, kur qeveria Berisha dha direktivën për të mbjellë ullinj, shegë e arrorë. U shërbeu për 10 vjet por ata nuk bënë kokrra. Kërkoi mendimin e një specialist, e ai i tha: Eshtë varietet që nuk përshtatet me zonën, i ke blere kot. Priji, mos u lodh me shume.

Po 10 vjet punë ku shkuan?

A mund të studiojnë specialistët tanë se cilat varietete ulliri bëjnë për zona ta ndryshe? Po ashtu edhe për duhanin, rrushin dhe kultura të tjera bujqësore. A e dini ju se rendimeti në bujqësi ka shkuar në shifrat e viteve 1940?

Ja pra, të tillë shkencë ne mund ta bëjmë edhe në hidroteknikë, edhe në mjedis, edhe për cilësinë e të ushqyerit dhe shumë fusha të tjera. Ne fund te fundit, keto i kemi bere dikur./Apel.Media