Mendy: 14 vjeç u detyrova të prisja këmbën, kurrë s’mendoja se bëhesha futbollist

Një rrëfim vërtet prekës është dhënë së fundmi nga Ferland Mendy për “Le Parisien”, me mbrojtësin e Real Madrid që ka treguar historinë e tij të dhimbshme.

Mendy ka deklaruar se në moshën 14-vjeçare është detyruar të priste këmbën, për shkak të Artritit. 11 vite më parë, doktorët i bënë me dije familjes së Mendy që ky i fundit nuk do të mund të luante më futboll pas operacionit, pasi do t’i duhej kohë të rikuperohej.

“Për shkak të Artritit, në moshën 14-vjeçare u detyrova të kryeja një operacion, ku do të prisja këmbën, më saktë do ta shkurtoja. Doktorët më thanë që nuk do të luaj më futboll pas operacionit. Gjithsesi, pasi përfundova me sukses operacionin, mësova të eci brenda pak muajsh. Ishte e pamundur dhe nuk e mendoja kurrë se do të bëhesha futbollist, por ja ku jemi sot dhe ndihem shumë shumë i lumtur për këtë gjë”, ka përfunduar Mendy.