“Mendova se do shkonte në shtesë”/ Mourinho: Te Shkëndija janë ndjerë të pafat

Jose Mourinho nuk ka ngurruar të pranojë se skuada e Tottenham kishte rrezikuar përballë Shkëndijës së Tetovës që  të çonte ndeshjen e Ligës së Europës në shtesa. Në intervistën e tij pas ndeshjes, tekniku i portugezëve theksoi për “SuperSport” se Shkëndija e Tetovës e kishte cilësuar veten pa fat meqë kishte luajtur kundër londinezëve në këtë tur, pasi me një kundërshtar tjetër do të kishte pasur realisht shanse kualifikimi.

Sa e vështirë ishte ndeshja sot?
Ishte një ndeshje e vështirë dhe e hapur gjatë gjatë gjithë kohës. Për një moment mendova se ndeshja mund të shkonte edhe në shtesë, ndaj provova t’i mbaj të karikuar lojtarët vazhdimisht. Ndeshja u mbyll vetëm pas golit të tretë tonë.

Më e vështirë sot, apo një javë më parë në Bullgari ndaj Lokomotivës së Plovdivit?
Kur bëjmë ne presing, Lokomotiva ishte më e vështirë, pasi rreshtohej shumë mirë mbrapa, por kur ne lëmë kundërshtarin të luajë, atëherë Shkëndija dinte të dilte mirë në sulm dhe kishin një nivel të mirë teknik.

Si është të drejtosh skuadra në nivele të tilla, pas dy dekadash trajner në nivele të larta?
Nuk është aspak problem për mua që të luajmë këtu, pasi nga këtu mund të shkojmë shumë përpara, por ajo që nuk më pëlqen dhe më vjen keq, është të luajmë në një stadium bosh. Gjithsesi jetojmë në kohë të vështira. Na kanë pritur mirë këtu dhe kam vënë re që kundërshtarët, përveç kënaqësisë që po luanin me Totenhemin, ndiheshin edhe pak të pafat, pasi nëse do të kishin një skuadër tjetër, mund ta kalonin.

Më e vështirë të fitoni në Premier Liguë këtë sezon, apo në Ligën e Europës?
Në kampionatin anglez përballemi me 4-5 skuadra shumë të mira, nga më të fortat në botë dhe do të jetë një garë shumë e vështirë. Edhe në Europa League do të përballemi me kundërshtarë të ndryshëm, italianë, spanjollë, etj. Unë e kam fituar Europa League në të dy rastet kur kam marrë pjesë dhe pse jo, ta fitoj edhe një herë të tretë.