“Mendoja se do të isha më e pjekur, por bëj akoma gabime” Alketa i thotë të gjitha në ditën e lindjes

Po të mos ishte për fotot e ndryshme që publikon në rrjete sociale, do ta kishim të vështirë të kuptonim kur i nis dhe ku i bitis pushimet Alketa Vejsiu.

Para tre ditësh ajo ishte në Romë, për të përzgjedhur veshjet me të cilat do të prezantohet në Sanremo, ndërsa dje ndau me miqtë e saj këtë fotografi nga Miami dhe na tregoi se ka ditëlindjen.

Ndryshe nga urimet klasike, moderatorja e njohur ka përfituar nga ky moment për të reflektuar rreth asaj që ka arritur deri më sot, për të pranuar gabimet, por edhe për të falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar të jetë ajo që është sot. Ajo shkruan si më poshtë : Sot është ditëlindja ime!

10 vjet më parë mendoja se kur kalon të 30-tat je shumë i pjekur dhe di gjithçka. Sot po ju shkruaj nga Miami! Jam këtu për një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kisha rezervuar kohë më parë, një trajnim që unë mendoj dhe besoj se do të më shërbejë për karrierën dhe veten time në të ardhmen.

Sot jam 36 vjeç dhe jo, nuk di gjithçka! Në fakt jam ende një nxënëse. Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10-të, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon. Jam një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nëse mendoni qe jam perfekte, nuk jam!

Këtu ku ndodhem në këto momente jam nxënëse e një njeriu frymëzues që ka ndryshuar qindra mijëra jetë në mbarë globin si @tonyrobbins

Dua të ndaj me ju dy mësime.

1) Një moto që më jep forcë edhe në ditët e mia më të errëta: “Mos u përpiq të jesh perfekte: bëhu një shembull fantastik i të qenit njeri.”

2). “E pamundura” nuk është një fakt, është një opinion. Është një fjalë që e thonë njerëz te vegjël pa forcë dhe vizion. E Pamundura është asgjë!

Ti mundesh “Yes You Can”! Viti që lashë ka qenë një vit shumë i zhurmshëm në jetën time. Ka pasur zhurma të bukura që nisin nga lumturia që me fal çdo ditë njeriu që dua, gëzimet e fëmijëve të mi ,dashuria e pakushtëzuar e prindërve e mbarojnë me plotësimin e një ëndrre fëmijërie! Prezantimi në Festivalin e “Sanremos”.

Ka pasur edhe zhurma më pak të bukura dhe disa shumë të shëmtuara. Disa prej këtyre zhurmave më lënduan ( shume madje sepse pas gruas se forte dhe ambicioze fshihet një shpirt i ndjeshëm), të tjera më bën të reflektoj, por të gjitha ishin mësime shumë të mira qe më rritën.

Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo uljeje e ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë.

Jam bekuar me një familje që në fund të çdo dite, kur fiken dritat e skenës dhe mbyllet Instagrami më kujton kush jam, jam bekuar me miq të rrallë, me partnerë biznesi me të cilët ndajmë të njëjtin vizion; jam bekuar edhe me vendin ku jetoj, që pavarësisht se nuk është vendi më i pasur ekonomikisht në Europë, është i pasur me shumë dashuri, dhimbsuri dhe me shumë pasion për të jetuar.

Vazhdon…