Në këto momente në Memaliaj po zhvillohet një operacion antidrogë, saktësisht në fshatin Vasjar.
Deri tani bëhet me dije se në operacion janë angazhuar forca të shumta të Policisë së Gjirokastrës dhe janë shoqëruar 6 persona, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 150 kg hashash.
Emrat e të shoqëruarve dhe detaje të tjera nga operacioni nuk bëhen ende të ditura deri në këto momente. /apel.media