Meloni: Asnjë shqetësim për sistemin bankar evropian
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha të premten se nuk besonte se kishte ndonjë “shqetësim të veçantë” për stabilitetin ekonomik të Evropës , kur u pyet për trazirat që prekin sektorin bankar dhe në veçanti Deutsche Bank .
“Bazat e sistemit janë të qëndrueshme,” u tha ajo gazetarëve pas një samiti të liderëve evropianë në Bruksel.