Mega-operacion me helikopter kundër mafias shqiptare në Gjermani

Aksioni ishte spektakolar dhe i planifikuar me përpikëri. Kështu e përshkruan “Bild” operacionin e zhvilluar nga Policia gjermane pas disa muajsh hetime, duke i vendosur prangat trafikantëve shqiptarë...
Mega-operacion me helikopter kundër mafias shqiptare në Gjermani
Foto: Mega-operacion me helikopter kundër mafias shqiptare në Gjermani

Aksioni ishte spektakolar dhe i planifikuar me përpikëri. Kështu e përshkruan “Bild” operacionin e zhvilluar nga Policia gjermane pas disa muajsh hetime, duke i vendosur prangat trafikantëve shqiptarë të drogës, pa lënë asnjë të arratisej. 

Gjithashtu policia gjermane ka arrestuar tetë persona në zonën e Ruhrit, ku për kapjen e tyre u përdor edhe një helikopter.

Forcat speciale ndaluan një furgon të bardhë, ku arrestuan disa prej të dyshuarve, ndërkohqë që gjatë natës u kontrolluan edhe dy makina të tjera dhe pesë apartamente ku edhe u gjetën sasi të mëdha kanabisi. Ndërkohë që është mësuar se mes tetë të arrestuarve është edhe një femër.