Mediat serbe njoftojnë: Vuçiç pranon takimin me Kurtin në Bruksel

Mediat në Serbi, raportojnë se Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur ftesës së Bashkimit Evropian për një takim në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Lajmi u bë i ditur nga “Novosti”, e cil...
Mediat serbe njoftojnë: Vuçiç pranon takimin me Kurtin në Bruksel
Foto: Mediat serbe njoftojnë: Vuçiç pranon takimin me Kurtin në Bruksel

Mediat në Serbi, raportojnë se Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur ftesës së Bashkimit Evropian për një takim në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Lajmi u bë i ditur nga “Novosti”, e cila shkruan se takimi do të organizohet të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes, dhe temë do të jenë tensionet e fundit në Kosovë e Metohi të shkaktuara pas vendimit të qeverisë Kurti për targat.

Parashikohet të diskutohet lidhur me gjetjen e një zgjidhje europiane për të dalë nga situata, kur tensionet në veri të Kosovës janë në pikën më të nxehtë që prej vitit 2013.