Mediat franceze japin më shumë detaje për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën para syve të nënës së tyre

Pasi nëna dhe fëmijët e saj nga Kosova u ushqyen në një fast-food aty rrotull, shkuan për një shëtitje pranë përroit Moingt, niveli i të cilit ishte rritur shumë për shkak të reshjeve të shiut.
Në fillim në ujë përfundoi djali 2-vjeçar dhe më pas e njëjta gjë ndodhi dhe me motrën e tij 5-vjeçare, e cila po përpiqej ta shpëtonte atë. Gjithashtu dhe nëna e fëmijëve u rrëmbye nga rrjedha e fuqishme e ujit, pa mundur t’i shpëtonte dot ato.
Pasi i tërhoqi rreth 300 metra, nëna mundi të dalë së bashku me fëmijët nga ky lum që ishte bërë shumë i rrezikshëm për ta. Por fati nuk ishte me fëmijët pasi ata kishin ndërruar jetë dhe si pasojë nëna e tyre kaloi në gjendje shoku dhe përfundoi në spital.
Gjatë kësaj të Mërkure, një hetues i kësaj ngjarje shpjegon:
“Në fillim ishim shumë pak të informuar rreth kësaj ngjarje që përfundoi në mënyrë dramatike.
Arsyeja më e mundshme për këtë ngjarje mbetet që të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale, por për ta kuptuar më mirë dhe për të mos patur dyshime na është dashur të jemi në vendngjarje.

Autopsitë po vazhdojnë të bëhen për të konfirmuar shkakun e kësaj ngjarje. Fakti që ishte errësirë i bëri hetimet më të komplikuara.” /apel.media