Media polake për mosaktivizimin e Muçit: Probleme me shpejtësinë dhe fizikun

Ernest Muçi në ndeshjet e fundit të Legia Varshavë e ka parë veten me zero minuta jë dispozicion. Edhe pse ka vlerësim maksimal nga ana e trajnerit, sulmuesi ka munguar në fushë për shkak të problemeve në përshtatshmëri me kampionatin polak. Kjo është ajo që theksohet në median polake Sport.tvp, teksa vihet në dukje diferenca fizike, por edhe shpejtësia.

“Shpresat më të mëdha mund të mbështeten tek Ernest Muci. Shqiptari nënshkroi kontratën duke luajtur rregullisht në KF Tirana.

Deri tani mblodhi 68 minuta në tre ndeshje. Tani për tani, nuk është në gjendje të luajë një rol të madh te Legia, sepse problemi i tij me përshtatjen në Ekstraklasa sa i përketit aspektit fizik është i dukshëm dhe ka probleme me shpejtësinë e lojës, përfundonte shkrimi.