Media Italiane:Ngritja e tokës me 10-cm afër Durrësit, nuk ka vend për panik

Shqipëria është në ditë zie sot. Dhimbja e familjeve, që kanë humbur të afërmit e tyre është e  papërshkueshme, por sipas medias italiane ‘’ANSA’’ lëkundjet e tërmetit  kanë  deformuar tokën. Po ashtu raportohet se tërmeti ka ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit.

Sipas ‘’ANSA-s’’ imazhet që e tregojnë këtë gjë janë marrë nga radari tek satelitët Sentinel-1 i programit Evropian Kopernikus të Agenzia Spazia Evropa dhe Komisioni Evropian. Më pas janë analizuar nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Nuk duhet të kemi panik pasi kjo gjë ka ndodhur edhe në tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Po ashtu me bëhet me  dije se deformimi që  territor shqiptar  ka pësuar nga tërmeti, u mat nga platforma Geohazard-tep  në internet. Nga krahasimi midis dy pamjeve u bë e mundur  marrja  e një interferogrami, pra harta e zhvendosjes së tokës. Theksojmë edhe një here se nuk ka  vend për panic, pasi thuhet se kjo është një gjë që ka ndodhur edhe pas tërmeteve në vende të tjera./apel.media