Me zyrtarin e lartë dhe 9 persona të tjerë në bord, zhduket avioni presidencial, ngrihet alarmi

Një aeroplan që transportonte zëvendëspresidentin e Malavi-t, Saulos Chilima dhe nëntë persona të tjerë është zhdukur, thuhet në një deklaratë nga zyra e Presidentit.

Sipas mediave të huaja, që citojnë zyrën e Presidentit, avioni i Forcave të Mbrojtjes së Malavi “doli nga radari” pasi u largua nga kryeqyteti, Lilongwe, të hënën në mëngjes.

Presidenti urdhëroi një operacion kërkimi dhe shpëtimi pasi zyrtarët e aviacionit nuk ishin në gjendje të kontaktonin avionin.

Ai duhej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, në veri të vendit, vetëm pas orës 10:00 me orën lokale.

Pasi u informua për incidentin, Presidenti i Malavisë, Lazarus Chakwera, anuloi fluturimin e tij të planifikuar për në Bahamas.