Me rastin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë nesër hap dyert për qytetarët

Me rastin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë do të hapë dyert për qytetaret. Keta te fundit do te kene mundesine te vizitojne ambjentte e brendshme te Kuveendit si dhe te ulen ne karriget e deputeteve.

Me anë të një njoftimi për mediat, bëhet me dije se ditën e nesërme, nga ora 10:00-20:00, dyert e  sallës së seancave plenare të Kuvendit do të jenë të hapura.

Në kuadrin e veprimtarive për festimet është programuar edhe “Dita e Dyerve të Hapura”.

“Gjatë kësaj dite vizitorët mund të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues (çanta, bluza, stiloapsa etj.), të prodhuar enkas për këtë veprimtari”, thuhet në njoftim.