Me objektivin e vetëm fitoren, Kombëtarja niset për në Hungari

Kombëtarja  është nisur mëngjesin e sotëm për në Budapest ku nesër do të përballet me Hungarinë për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”. Trajneri Edoardo Reja e ka ekipin e plotë me përja...
Me objektivin e vetëm fitoren, Kombëtarja niset për në Hungari
Foto: Me objektivin e vetëm fitoren, Kombëtarja niset për në Hungari

Kombëtarja  është nisur mëngjesin e sotëm për në Budapest ku nesër do të përballet me Hungarinë për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Trajneri Edoardo Reja e ka ekipin e plotë me përjashtim të Bekim Balajt që nuk do jtë i gatshëm por ka udhëtuar me skuadrën. Objektivi  i vetëm i kuqezinjve është fitorja në “Pushkash Arena” për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit.

Pas sfidës me Hungarinë në program është ndeshja po ashtu e rëndësishme me Poloninë të martën në “Air Albania”.