Një çift ka mundur të nxirret i gjallë nga rrënojat në Durrës.
Ata kishin komunikuar që prej ditës së djeshme me forcat e shpëtimit dhe ndodheshin në pallatin që ishte i fundosur dy kate nën tokë.
Pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin mëngjesin e djeshme, forca të shumta po punojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.
Forca nga, Kosova, Greqia, Italia e vende të tjera, ndodhen në zonat e rrezikuara dhe po punojnë pa pushim.
Personat e gjetur nuk janë identifikuar ende./apel.media