Më në fund e pranoi! Çiljeta Xhilaga zyrtarizon lidhjen e saj me Alban Hoxhën

Bukuroshja Çiljeta Xhilaga po shijon romancën e saj me Alban Hoxhën dhe mesa duket ato jan ëshumë të lumtur bashkë.

Vetë këngëtarja ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram ku ka dalë bashkë më Albanin duke drekuar.

Dyshja është fotografuar në vende të ndryshme, por asnjëri nuk ka pranuar asnjë gjë rreth raportit të tyre publikisht.

Shoqëruar me disa emoji lutjesh dhe zemrash, Xhilaga i ka dhënë kështu fund të gjitha komenteve rreth lidhjes së saj me Hoxhën.

Festat për këngëtaren do të kalohen çift, dhe nuk ka gjë më të bukur!/apel.media