Lëvizja për Universitetin, një nga motorët kryesorë të luftës për Arsimin e lartë në Shqipëri, prej disa ditësh po lajmëron në rrjetet sociale si dhe përmes takimeve në auditore rikthimin e protestave studentore më datë 4 Dhjetor.
Data katër dhjetor mësohet se është zgjedhur prej tyre duke qenë se shënon edhe përvjetorin e protestës studentore të vitit të kaluar.
Ndër arsyet pse ata protestojnë prevalon ligji për Arsimin e Lartë,kushtet në auditore, kushtet në konvikte, si dhe tarifat dhe shumë probatika të tjera që prekin studentët.
“ME MIJËRA NË PROTESTË!
Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:
KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëv
PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional
NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!”-shkruhet në njoftim./ apel.media