“Më lini të kaloj ju q**** ropt”, i mbijetuari humb durimin/ Kërkon të shohë familjarët

Ndërkohë që akoma ka njerëz të cilët qëndrojnë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti, një qytetar ka kërkuar me ngulm që të shohë familjarët e tij. Ai është konfrontuar edhe me punonjësit që qëndrojnë tek perimetri i sigurisë.

Qytetari pasi i ka mbijetuar tërmetit në ditën e djeshme, ishte në kërkim të kushërinjve të tij të parë, të cilët nuk janë nxjerrë akoma nga rrënojat.

“Ore është t’u fol depresioni, më lini të futem 2 minuta, ça jeni kështu more, a ju q**** ropt, mbrëmë më jeni sjellë si vëllezër. Kam hall dhe unë, më merr prej dore dhe dua të shkoj që ta takoj, dje mu keni sjellë si vëllezër”,- shprehej në gjendje të rënduar qytetari.

Një qytetar tjetër ka sqaruar situatën e tij: “Vetëm ky ka shpëtuar, do që të hyjë të shohë se çfarë kërkimi po bëhet. Ka brenda djemtë e axhës dhe djemtë e tezes, familjarët duan të shohin se çfarë po ndodh me viktimat. Kanë banuar shumë familje, shteti ka ardhur, po familjarët janë të shqetësuar.”/apel.media