I akuzuar për kontrata e dokumente të falsifikuara, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas policisë në pran...
I akuzuar për kontrata e dokumente të falsifikuara, arrestohet 39-vjeçari në Korçë
Foto: I akuzuar për kontrata e dokumente të falsifikuara, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet S.M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në​ burg” për veprën penale​ “Falsifikimi i dokumenteve”, në lidhje me ngjarjen e datës 14.07.2021, ku u finalizua operacioni “Kontrata”, si rezultat i të cilit u ndalua ish-drejtori dhe një punonjës i Postës Korçë dhe u morën masa shtrënguese ndaj disa punonjësve të tjerë.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë./old.apel.media