Me kokainë në xhep, arrestohet 30-vjeçari nga Fieri

Me kokainë në xhep, arrestohet 30-vjeçari nga Fieri

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohet për shitje kokaine.

Blutë bëjnë me dije se i riu është arrestuar në qendër të qytetit, dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur kokainë e ndarë në doza gati për shitje.


“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të mbështetur nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta. Për rastin u arrestua në flagrancë, në qendër të qytetit të Fierit, shtetasi 30 vjeç, banues në Fier. Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen”, thuhet në njoftimin e policisë.