Më kërkoi ti bëja një punë, nuk pranova e më qëlloi me armë”/ I plagosuri në Theth tregon për ngjarjen

Një person ka mbetur i plagosur kete mesdite ne Theth te Shkodrës.

Burime për policinë bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Gezim Ndrezaj, 47 vjeç, i cili me urgjencë është dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit të Shkodrës.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Theth, Shkodër/Informacion paraprak.

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.