Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë euro të gjetura në “Toyota Yaris”

3.4 mln euro që u kapën në portin e Durrësit në 24 qershor 2018 brenda në një makinë që vinte nga Belgjika do t’i kalojnë shtetit. Vendimi është marrë nga sot GJKKO, e cila ka miratuar kërkesën ...
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë euro të gjetura në “Toyota Yaris”
Foto: Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë euro të gjetura në “Toyota Yaris”

3.4 mln euro që u kapën në portin e Durrësit në 24 qershor 2018 brenda në një makinë që vinte nga Belgjika do t’i kalojnë shtetit. Vendimi është marrë nga sot GJKKO, e cila ka miratuar kërkesën e SPAK.

Vetëm dy ditë më parë Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg shtetasin Ervis Vladi, i cili ishte pjesë e çështjes së “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro, dhe pikërisht pronari i kësaj shume.