Artistja Era Istrefi i është bashkuar grupit të artistëve, të cilët janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.
Këngëtarja e famshme, ka bërë publike një foto përmes së cilës tregon se do të performojë në Tiranë.
Të gjitha fitimet nga ky koncert do të përdorën për të ndihmuar njerëzit, të cilët kanë nevojë, pas tërmetit, që vrau 51 persona dhe la të pastrehë, mijëra të tjerë.
Postimi
“Edhe pse nuk mbaj koncerte sepse jam duke u marrë me projekte të reja, më vjen mirë që kemi me u pa të premten në Tiranë sidomos për arsyen që të gjitha fitimet do të përdoren për ndihma te njerëzve që kanë nevojë në Shqipëri”, shkruan Era në Instagram./apel.media