Me Era Istrefin do të shihemi të premten- Çfarë do të bëjë artistja për të ndihmuar Shqipërinë

Artistja Era Istrefi i është bashkuar grupit të artistëve, të cilët janë  solidarizuar  me të prekurit nga tërmeti. Këngëtarja e famshme, ka bërë publike një foto përmes së cilës tregon se do të perfo...

Artistja Era Istrefi i është bashkuar grupit të artistëve, të cilët janë  solidarizuar  me të prekurit nga tërmeti.

Këngëtarja e famshme, ka bërë publike një foto përmes së cilës tregon se do të performojë në Tiranë.

Të gjitha fitimet nga ky koncert do  të përdorën për të ndihmuar njerëzit, të cilët  kanë nevojë, pas tërmetit, që vrau 51 persona dhe la të pastrehë, mijëra të tjerë.

Postimi

“Edhe pse nuk mbaj koncerte sepse jam duke u marrë me projekte të reja, më vjen mirë që kemi me u pa të premten në Tiranë sidomos për arsyen që të gjitha fitimet do të përdoren për ndihma te njerëzve që kanë nevojë në Shqipëri”, shkruan Era në Instagram./old.apel.media