Me disa doza kanabisi në makinë, arrestohen 2 persona në Durrës

Dy persona janë arrestuar në Durrës ditën e sotme pasi u kapën me doza kanabisi në makinë. Të arrestuarve iu gjetën edhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Me finaliz...
Me disa doza kanabisi në makinë, arrestohen 2 persona në Durrës
Foto: Me disa doza kanabisi në makinë, arrestohen 2 persona në Durrës

Dy persona janë arrestuar në Durrës ditën e sotme pasi u kapën me doza kanabisi në makinë.

Të arrestuarve iu gjetën edhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Seats” u arrestuan shtetasit E. K., 35 vjeç dhe B. I., 25 vjeç, banues në Durrës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 35-vjeçari dhe ishte pasagjer shtetasi B. I., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale,” njoftoi policia.