“Më dhemb shpirti Mustafa!” Miq dhe kolegë të piktorit të njohur mesazhe ngushëllimi: Sot arti shqiptar humbi të mrekullueshmin Mustafa Arapi

Miqë dhe koleg të piktorit të njohur Mustafa Arapi kanë reaguar pas lajmit të hidhur për vdekjen e tij nga Covid-i.

“Na theve zemrën o Faje”, shprehet Erion Kristo në mesazhin e ngushëllimit drejtuar familjes, ndërsai kërkon të bijës, Dorina Arapi, të bëhet e fortë.

“Mustafa Arapi, piktori dhe restauratori, na la. Nuk doja ta dëgjoja këtë lajm. Ngushëllime familjes dhe miqve të tij që bënë gjithçka. Dorina bëhu e fortë. Babi të la një trashëgimi të vlertë. Na theve zemrën o Faje”, shkruan Kristo.

Një tjetër artist, Pashk Prevathi, i është drejtuar mikut të tij me fjalë të ndjera, kur thotë: “Me dhemb shpirti Mustafa! Largimi juaj i parakohshem na dhemb te gjitheve miqve te tu, artdashesve, i dhemb natyres qe nuk do te te kete me ne mesin e saj”.

 “ME DHEMB SHPIRTI MUSTAFA!

Zgjimi i sotem na solli lajmin e largimit tend ne amshim miku jone, e piktori i rralle i natyres. Ti pasqyrove ne art si rralle kush natyren e bukur shqiptare. Shkelqeve qe ne rinine tende me peisazhin kushtuar Tiranes dhe nga ajo dite u spikate si nje piktor me te ardhme te sigurte e te madhe ne gjinine e peisazhit por jo vetem. Largimi juaj i parakohshem na dhemb te gjitheve miqve te tu, artdashesve, i dhemb natyres qe nuk do te te kete me ne mesin e saj.

Trashegimia jote te ben te pavdekshem miku jone. Do te kujtohesh gjithnje si nje nga peisazhistet me te medhenj shqiptar.

Sa te pasigurte jemi te gjithe miku jone e kohen e ritakimit nuk e dime asnjeri por do te ndodhe nje dite. Shquhem si i forte Mustafa, por dije mire se tani shkruaj me lote nder sy.

Me dhemb shpirti per ty Mustafa!!!!!”, shkruan Prevathi.

“Sot Arti Shqiptar humbi nje nder piktoret me te medhenj te tij Te Mrekullueshmin Mustafa Arapi. Piktor i permasave boterore nga i cili jane influencuar shume piktore nder dekada, ashtu si dhe une…..Zoti qofte prane ketij Artisti dhe Njeriu te Madh !

Ngushellime familjes, Xhixhit dhe vajzave!“, shkruan Avni Delvina.