“Më detyroi të bëja 10 fëmijë”/ Zbardhet deklarata në polici e Drane Dedës, e cila vrau bashkëshortin e saj

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.

Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar burrin e saj 61-vjeçarin Llesh Deda.

Pas vrasjes ajo është vetë dorëzuar në polici dhe akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Gjatë rrëfimit të saj në polici, ka deklaruar se i ishte nxirë jeta nga sherret me të, pasi e kishte detyruar që të bënte 10 fëmijë.

“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë, dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare.

Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur.” – ka deklaruar në polici Drane Deda.