Me BMW-në model i fundit, Luli Basha paraqitet në Samitin e PPE

Nuk e çan kokën fare per perçarjet në PD, kryetari saj i cilesuar “brockenlider” nga ish kryetari Berisha, ka mberritur në dyer e samitit te PPE-se.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha po merr pjesë në samitin e PPE, i cili i hapi punimet sot në orën 16:00.

Faqja në Instagram e PPE (EPP), ka postuar foto në story të mbërritjes së liderëve të partive, mes të cilëve edhe të kryetarit Basha. Basha do të ketë edhe një fjalë gjatë këtij evenimenti, ku marrin pjesë drejtuesit kryesorë politikë, qeverishë dhe presidentë nga e gjithë Europa.