Me 3 çanta me drogë drejt Malin e Zi, arrestohen tre të rinj

Policia ka sekuestruar këtë të shtunë 3 çanta të mbushura me pako me cannabis sativa.

Ndërkaq bëhet e ditur se janë vënë në pranga 3 shtetasit, R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç, të tre banues në Bajzë që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.