Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy shqiptarë në zonën e Ohrit. Sipas Mediave vendase të arrestuarit janë 43-vjeçari M.V dhe T.M 36 vjeç.
Policia gjatë kontrollit, mësohet se ka gjetur dhe konfiskuar 27 kilogram marijuanë. Këtë sasi dy shqiptarët e mbanin të fshehur në makinën me të cilën po lëviznin.
Ndërkohë që mësohet se pas arrestimit ata janë çuar drejt paraburgimit./apel.media