Mbyllen të gjitha hyrje-daljet e paligjshme në autostradën Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit e patën ndalesën e radhës në autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë aksionit u mbyllën të gjitha hyrje-daljet e banesave dhe b...
Mbyllen të gjitha hyrje-daljet e paligjshme në autostradën Tiranë-Durrës
Foto: Mbyllen të gjitha hyrje-daljet e paligjshme në autostradën Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit e patën ndalesën e radhës në autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë aksionit u mbyllën të gjitha hyrje-daljet e banesave dhe bizneseve në këtë aks nacional. Fillimisht para objekteve u hapën kanale për të bllokuar kalimin dhe më pas do të vendosen edhe barriera metalike.

Autoritetet kishin njoftuar paraprakisht banorët dhe pronarët e bizneseve që të pajisen me një leje për të patur akses në këtë autostradë. Më herët ARRSH dhe IKMT zhvilluan një aksion edhe në autostradën Lushnje-Fier ku u mbyllën hyrje daljet për banorët dhe bizneset për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.

Ngjarjet rrugore kanë qenë të shumta edhe me humbje jete edhe në autostradën Tiranë-Durrës. ARRSH dhe IKMT thonë se janë të vendosura për ta vijuar aksionin edhe në nyje të tjera rrugore të vendit për të mbyllur kalimet e paligjshme.