Mbrojtësi francez Le Normand merr nënshtetësinë spanjolle

Mbrojtësi francez Robin Le Normand ka marrë nënshtetësinë spanjolle sipas një Buletini Zyrtar Shtetëror (BOE) të publikuar të mërkurën. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar i Real Sociedad do të ndjekë hapat e A...
Mbrojtësi francez Le Normand merr nënshtetësinë spanjolle
Foto: Mbrojtësi francez Le Normand merr nënshtetësinë spanjolle

Mbrojtësi francez Robin Le Normand ka marrë nënshtetësinë spanjolle sipas një Buletini Zyrtar Shtetëror (BOE) të publikuar të mërkurën.

Qendërmbrojtësi 26-vjeçar i Real Sociedad do të ndjekë hapat e Aymeric Laporte dhe Diego Costa si një lojtar i nacionalizuar i Spanjës.

Një burim i Federatës Spanjolle të Futbollit i tha AFP në shkurt se Le Normand kishte filluar procesin për të luajtur për skuadrën e Luis de la Fuente.

Le Normand pritet të thirret nga trajneri për finalet e Ligës së Kombeve në qershor, ku Spanja përballet me Italinë në gjysmëfinale.

Le Normand nuk ka luajtur për Francën dhe për shkak të marrëveshjes së dyshtetësisë me Spanjën, nuk do të duhet të heqë dorë nga shtetësia e tij franceze.

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Laporte, i cili mori nënshtetësinë spanjolle në vitin 2021, u paraqit për Spanjën në Kupën e Botës 2022.

Costa bëri të njëjtën gjë në 2013 dhe u paraqit në Kupën e Botës 2014.

Le Normand mbërriti në Real Sociedad në vitin 2016 në moshën 19-vjeçare dhe është zhvilluar në një nga mbrojtësit më të mirë të La Liga-s, duke e ndihmuar skuadrën e tij praktikisht të vulosë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për herë të parë në 10 vjet.

Mbrojtësi më parë kishte thënë se synimi i tij ishte të luante për kombëtaren franceze.

“Unë me të vërtetë falënderoj Spanjën për mundësinë që më ka dhënë, përmes Real Sociedad, për të luajtur profesionalisht, një mundësi që nuk e pata në Francë”, tha Le Normand për gazetën spanjolle AS në tetor.

“Por unë jam francez dhe ndihem kështu, dhe objektivi im është të luaj për kombëtaren franceze, që është kombëtarja ime”.