Mbrojtën lirinë e shprehjes, dy gazetarë marrin çmimin Nobel për Paqen

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021m gazetarëve dhe aktivistëve, Maria Ressa dhe Dmitry Muratov për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Ressa dhe Muratov e marrin këtë çmim për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi.

Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që qëndrojnë për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme.

Maria Ressa përdor lirinë e shprehjes për të ekspozuar abuzimin me pushtetin, përdorimin e dhunës dhe rritjen e autoritarizmit në vendin e saj të lindjes në Filipine.

Dmitry Andreyevich Muratov ka mbrojtur për dekada lirinë e fjalës në Rusi në kushte gjithnjë e më sfiduese.