Mbretëresha franceze e popit Aya Nakamura në gjykatë për dhunë në familje

“Siç e dinë të gjithë, sot kemi një të pandehur mjaft të pazakontë,” tha kryetari i trupit gjykues ndërsa filloi procedimi në gjykatën penale në Rosny-sous-Bois, pak jashtë Parisit. Këngëtarja 2...
Mbretëresha franceze e popit Aya Nakamura në gjykatë për dhunë në familje
Foto: Mbretëresha franceze e popit Aya Nakamura në gjykatë për dhunë në familje

“Siç e dinë të gjithë, sot kemi një të pandehur mjaft të pazakontë,” tha kryetari i trupit gjykues ndërsa filloi procedimi në gjykatën penale në Rosny-sous-Bois, pak jashtë Parisit. Këngëtarja 27-vjeçare dhe Boudnikoff, me të cilën ka një vajzë të vogël, u ulën krah për krah në sallën e mbushur plot të gjyqit.

Megaylli francezo-malian Aya Nakamura u paraqit në gjykatë të enjten mbi akuzat për dhunë të ndërsjellë në familje me ish-in e saj Vladimir Boudnikoff, vetëm një ditë para publikimit të albumit të saj të ri.
Policia u thirr në shtëpinë e Boudnikoff-it në Rosny-sous-Bois dy herë në natën e 6-7 gushtit të vitit të kaluar, duke arrestuar në fund të dy.