Mblidhet sot Kryesia e re e Partisë Demokratike

Kryesia e re e Partisë Demokratike e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Komisionit të Rithemelimit do të mblidhet këtë të premte në orën 12:00.

Kjo mbledhje vjen në një kohë ku kreu i PD-së, Sali Berisha, ka njoftuar protestë më 7 korrik.

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet dhe vendoset në këtë mbledhje të radhës së Kryesisë së re të PD-së.