Këshilli Bashkiak i Durrësit, pas një mbledhje ka përcaktuar familjet, që përfitojnë bonusin e qirasë, pasi kanë mbetur të pastreha nga tërmeti i datës 26 Nëntor.
Mësohet se rreth 1310 familje do të përfitojnë nga bonusi i qirasë për një vit.
Pas aplikimit që kanë bërë familjet në Bashkinë e Durrësit, si dhe pas inspektimit që është kryer pranë objekteve është vendosur që bonusi i qirasë të shpërndahet për familjet që bëjnë pjesë në listë./apel.media