Mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, zbardhet çfarë u diskutua mes deputetëve

Ditën e sotme është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Partia Socialiste duket se ka arritur në një vendim sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.

Burime  nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se mazhoranca do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becheti” ndërsa për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.