Gjatë mbledhjes së komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Ulsi Manja nuk ka lejuar prezencën e medias.
Sipas tij, në komision ka mbërritur një material i klasifikuar si sekret shtetëror i sjellë nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Manja tha se nxjerrja e këtij informacioni përbën vepër penale dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin e mediave nga salla, për t’u njohur me materialin.
“Pjesë e një informacioni të rëndësishëm që ka ardhur nga presidenti do t’u njoftohet sot anëtarëve të komisionit hetimor, duke zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror. Material i ri që ka mbërritur nga zyra e presidentit të republikës do të vijohet me dyer të mbyllura, dhe nuk duhet të dalë në asnjë lloj forme nga dyert e komisionit, përndryshe do të përballeni me ndëshkimin sipas ligjit”,- u shpreh Manja./apel.media