Mbi 31 mijë doza vaksine Pfizer mbërrijnë në aeroportin “Nënë Tereza”

Mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për vaksinim.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, janë mbi 2 milion vaksina anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë🇦🇱💉#Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni🙏🏼#VaksinatShpëtojnëJetë