Mbi 15 milion të infektuar gjatë një jave në gjithë botën nga Omicron

Omicron vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është rritur me 55% numri i të infektuarve gjatë një javë. Në të gjithë botën janë regjistruar mbi 15 milionë raste, ndërsa vendi që ka shënuar rënie të të infektuarve është Afrika.

Franca pritet të arrijë kulmin me të infektuar në mes të janarit.

Ndërkohë, sipas një studimi, koronavirusi humb 90% të transmetueshmërisë së tij pas 20 minutash në ajër. Një tjetër përfundim interesant i studimit është se transmetimi i tij nuk ndikohet nga temperatura atmosferike, gjë që hedh poshtë teoritë për përhapjen e tij sezonale.