Mbi 1 milion të vaksinuar kundër COVID-19 në Turqi (Detaje)

Në fazën e parë të vaksinimit antiCOVID, punonjësit e kujdesit shëndetësor morën dozën e parë të vaksinës “CoronaVac” të prodhuar nga kompania farmaceutike kineze “Sinovac Biotech”.

Kurse të martën nisi vaksinimi i grupit të dytë të përfshirë në fazën e parë, ku bëjnë pjesë banorët e azileve dhe shtëpive të kujdesit për personat me aftësi të kufizuara, si dhe qytetarët mbi 90 vjeç.

Në ditën e 7 të vaksinimit antiCOVID në Turqi, mbi 1 milion njerëz morën dozën e parë të vaksinës “CoronaVac”, ndërsa doza e dytë do të aplikohet 28 ditë pas të parës.

Ministria ka vendosur në uebfaqen e saj edhe një link që paraqet drejtpërdrejt numrin e personave të vaksinuar në vend. /TRT