Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, institucionet shëndetësore thirrje për vaksinim

Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), kanë njoftuar për katër raste të vdekjes dhe 12 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërkohë që raste aktive janë 1 mijë e 157 raste aktive.

Institucionet shëndetësore e shtetërore bëjnë thirrje për vaksinim antiCOVID-19. Që prej fillimit të procesit të vaksinimit deri më sot janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Ndërsa 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.