Mbërrijnë në Presidencë kryetarët e opozitës/ Mungon Monika Kryemadhi

Presidenti Ilir Meta ka ftuar për bisedime krerët e partive politike të opozitës, të cilët kanë djegur mandatet.

Mëngjesin e sotëm mbërritën në Presidencë kreu i PAA, Agron Duka, Nard Ndoka i PDK, Vangjel Dule i PBDNJ, Mesila Doda nga PDIU, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Arjan Madhi nga PR-ja.

Pak minuta më vonë ka mbërritur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë që është vënë re mungesa e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Sipas informacioneve, Kryemadhi nuk ka preferuar të jetë e pranishme në këtë takim, por ka dërguar ish-kryetarin e grupit parlamentar, Petrit Vasilin.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”,- ishte ftesa që Presidenti Meta u bëri krerëve të opozitës./apel.media