Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar këtë të diel. Mësohet se e kapën me armë zjarri në xhep.
Sipas burimeve 38-vjeçari është ndaluar në afërsi të sheshit ‘Syntagma’, pasi sapo ka parë patrullën e policisë, ka bërë lëvizje dyshuese.
Gjatë kontrollit atij i’u gjet një armë zjarri në formën e mbajtëses së çelësave si dhe dy fishekë arme zjarri. Pajisja konsiderohet armë luftarake pasi është e aftë të kryejë qitje, raporton policia greke.