Mat/ Arrestohet 26 vjeçari i dënuar më parë për krime kundër personit, e armëbjajtjes pa leje

Policia e Matit lajmëron se vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Një ditë më parë është ndaluar një 26 vjeçar, i dënuar më parë për krime kundër personit, armëbjajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin  në kërkim S. N., 26 vjeç, banues në Burrel.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë  01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit,  pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka  qëlluar  me armë zjarri në ajër  dhe kanosur një 26 vjeçar.

Për shtetasin e lartëpërmendur  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”,  “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.