Masakroi me thikë gruan në Greqi, burri: Ju kërkoj falje fëmijëve

Ka dalë para Gjykatës 50-vjeçari shqiptar, i cili vrau bashkëshorten e tij 40-vjeçare në Zakinthos Greqi. Në sallën e gjyqit, 50-vjeçari u shfaq i penduar ndërkohë që u kërkoi falje fëmijëve të tij. A...
Masakroi me thikë gruan në Greqi, burri: Ju kërkoj falje fëmijëve
Foto: Masakroi me thikë gruan në Greqi, burri: Ju kërkoj falje fëmijëve

Ka dalë para Gjykatës 50-vjeçari shqiptar, i cili vrau bashkëshorten e tij 40-vjeçare në Zakinthos Greqi.

Në sallën e gjyqit, 50-vjeçari u shfaq i penduar ndërkohë që u kërkoi falje fëmijëve të tij.

Ai ka pranuar se ka goditur me thikë gruan e tij mbrëmjen e së dielës në Tsilivi të Zakynthos.

40-vjeçarja, para se të humbte jetën nga duart e bashkëshortit, kishte shkuar në komisariatin lokal të Zakynthos, ku denoncoi  edhe një herë burrin e saj për  sjellje të dhunshme.

Pasi ajo është kthyer në banesë, ndërkohë që autoritetet po kërkonin bashkëshortin e saj, 51-vjeçari i kishte shkuar në shtëpi dhe pasi gruaja nuk ishte përgjigjur kishte thyer derën.

Ai kishte nisur ta dhunonte sërish dhe në tentativë për tu arratisur viktima vrapoi tek shkallët e fqinjit, por agresori e kapi atë, e dhunoi, i hodhi një vazo me lule para se ta godiste me thikë.

Më pas 51-vjeçari është zhdukur dhe u kap nga policia pas rreth 24 orësh.

Xhelozia duket se ka qenë arsyeja e vrasjes tragjike të shqiptares në Greqi.