MASAKËR ZGJEDHORE! Basha reagon pas publikimit të raportit final nga OSBE/ODIHR

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar mbi publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas tij, me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:– Blerja masive e votave.– Presioni ndaj votuesve.– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.– Legalizime në këmbim të votës.– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/4415687598482387