Marsela Çibukaj fiton Këngën Magjike 2022

Marsela Çibukaj triumfoi në festivalin “Kënga Magjike 2022” me këngën “I paftuar”. Këngëtarja u përlot teksa u ngjit në skenë për të marrë trofeun nga Alban Ramosaj, fitues i edicionit të kaluar. Këng...
Marsela Çibukaj fiton Këngën Magjike 2022
Foto: Marsela Çibukaj fiton Këngën Magjike 2022

Marsela Çibukaj triumfoi në festivalin “Kënga Magjike 2022” me këngën “I paftuar”. Këngëtarja u përlot teksa u ngjit në skenë për të marrë trofeun nga Alban Ramosaj, fitues i edicionit të kaluar. Këngëtarja u shpreh e emocionuar për fitoren ndërsa shprehur falenderimet për ata që e kanë votuar.

“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. I falenderoj të gjihë artistët nga zemra që kanë dashur këngën time dhe më kanë votuar. Falenderoj jurinë e mrekullueshme për të cilën kanë shumë respekt. Falenderoj skenën e Këngës Magjike që na bën të përjetojmë emocione kaw të forta.”, tha ajo.

Marsela u vlerësua gjithashtu me çmimin “Big Artist”. Martin Pano u vlerësua si “Artisti i ri më i mirë”. Michela Paluca, një nga yjet e rinj të festivalit, u rendit në vendin e dytë, e ndjekur nga Anxhela Peristeri, Mamagama dhe Sardi Strugaj, të cilët mbyllën Top 5. Shihni renditjen e plotë të artistëve finalistë:

1. Marsela Çibukaj

2. Michela Paluca

3. Anxhela Peristeri

4. Mamagama

5. Sardi Strugaj
6. Xhesika Polo

7. Martin Pano

8. Inis Neziri

9. Le Deva

10. Marco Carta

11. Vesa Smolica

12. Irma Libohova

13. Mariza Ikonomi

14. Sheila Haxhiraj

15. Ardit Çuni

16. Lorenc Hasrama

17. Alvan

18. Angeles Arboleda

19. Jayoo

20. Jason Walker

21. Andrea

22. We are Domi

23. Omar Naber